Konsumatori
Si ta njihni logon e vërtetë Hallall në paketim
Disa shenja të thjeshta që ju ndihmojnë të dalloni një produkt të certifikuar nga një etiketë e paautorizuar.

Logo Hallall në paketim është premtimi i prodhuesit se produkti është kontrolluar nga një organ certifikues. Por jo çdo logo e tillë është e autorizuar.
Logo e ACH mban gjithmonë numrin unik të certifikatës. Këtë numër mund ta kërkoni në Regjistrin e Certifikatave për të parë nëse certifikata është e vlefshme.
Nëse numri mungon, nuk gjendet në regjistër ose certifikata ka skaduar, ju lutemi na e raportoni përmes faqes Denonco një Abuzim.
