Kalo te përmbajtja kryesore

Agjencia e Certifikimit Hallall

Organ Zyrtar i KMSH

Themelimi dhe Misioni

Për një jetesë Hallall!

Organ statuor i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë i cili operon në fushën e certifikimit Hallall, i pajisur me specializimin e duhur për të vlerësuar përputhshmërinë e produkteve ose shërbimeve me normat fetare Islame dhe standardet ndërkombëtare të Hallallit.

Misioni jonë është rritja e ndëgjegjësimit të konsumatorit mbi rëndësinë e ushqimit dhe jetesës Hallall, si dhe monitorimi i zbatimit të rregullave fetare Islame nga ana e bizneseve. Themeluar me vendimin e Kryesisë së KMSH nr. __ datë ......... 2026.

“Hani nga ato gjëra të lejuara e të mira që ju ka dhënë Allahu! Frikësojuni Allahut, të Cilit ju i keni besuar!”
Surja El-Maide, Ajeti 88
integritet i pacënuar!

Parimet që na udhëheqin

Zhvillimi i marrëdhënieve të partneritetit të qëndrueshëm me subjektet e interesuara në respektimin e normave Hallall është në thelb të aktivitetit tonë.

Politika e Paanshmërisë

Çdo vendimmarrje bazohet ekskluzivisht mbi raporte teknike dhe teologjike të pavarura. Sigurojmë pavarësi të plotë nga të gjitha palët e përfshira në proceset e certifikimit, vlerësimit dhe verifikimit.

Ruajtja e Konfidencialitetit

Sigurojmë ruajtjen e plotë të çdo informacioni të marrë ose të gjeneruara gjatë procesit të certifikimit.

Kushte Jo-diskriminuese

Shërbimet e ACH janë të aksesueshme për të gjithë aplikuesit aktiviteti i të cilëve është brenda fushës së operimit; pa u kushtëzuar nga madhësia e klientit, anëtarësia në ndonjë shoqatë apo certifikata të përfituara më parë.

Organigrama

Si jemi të organizuar

Bashkëpunim për të siguruar vendimmarrje profesionale dhe transparente

Shiko organigramën

Komisioni i Teologëve

Përbëhet nga teologë të kualifikuar në studimet Islame, përgjegjës për sigurimin e pajtueshmërisë me ligjet islame. Kryen trajnime për bizneset dhe rrit ndërgjegjësimin e publikut për zbatimin e standardeve Hallall.

Koordinatori i ACH

Mbikëqyr funksionimin, zhvillimin, ecurinë e përditshme në koordinim të ngushtë me Kryesinë e KMSH. Kujdeset për zbatimin e politikave, standardeve dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me këtë sektor.

Komisioni Teknik

Menaxhon aplikimet, plotësimin e dokumentacionit dhe arkivimin e certifikatave hallall. Jep opinion shkencor mbi elementët përbërës të produkteve. Përbëhet nga juristë, specialistë të ushqimit, ekspertë të sigurimit të cilësisë dhe laborantë.

Shërbimet tona

Informacion and Certifikim

Ofrojmë trajnime mbi normat Islame në lidhje me industrinë ushqimore dhe kryejmë inspektimet e nevojshme për të arritur në një certifikim Hallall.

Industria Ushqimore & Pijet

Fokus i veçantë te thertoret për certifikimin e mishit dhe nënprodukteve të tij si dhe verifikim i çdo hallke të zinxhirit prodhues për ushqimet e përpunuara, pijet dhe aditivët ushqimor.

Shërbimet e Ushqimit

Certifikim i restoranteve, rrjeteve fast food, marketeve apo menuve të tyre specifike, pasi të verifikohet përdorimi në masën 100% i elementëve hallall në çdo produkt të ofruar për konsumatorin.

Farmaceutika & Kozmetika

Verifikimi i përbërjes së medikamenteve dhe produkteve të kujdesit personal nga përbërësit deri te paketimi final për të garantuar pastërtinë e tyre sipas standardeve Hallall.

Trajnime mbi Stafin Prodhues

Për subjektet e interesuara, ofrojmë trajnim të dedikuar mbi kërkesat dhe kriteret e normave fetare Islame. Për aspekte që mund të vlerësohen si kritike, trajnimi mund të jetë i detyrueshëm, dhe kjo përcaktohet në kontratën e nënshkruar mes palëve.

Informim i Publikut

ACH ndërmerr fushata të gjera sensibilizuese për të theksuar rëndësinë e përdorimit të ushqimit dhe jetesës hallall, me anë të seminareve, trajnimeve, promovimit digjital etj.

#GoHalal

Transparencë dhe përgjegjshmëri në cdo fazë të procesit

Bashkohuni me rrjetin e partnerëve tanë të certifikuar

Apliko për Certifikim
Standard në pëputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare
Auditim dhe asistencë profesionale në terren nga ekipet tona
Analiza laboratorike në laboratorë të certifikuar
Kërkesë në rritje në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar